Download E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN PDF

TitleE DREJTA E UNIONIT EVROPIAN
File Size77.1 KB
Total Pages12
Document Text Contents
Page 1

E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN
E drejta e UE është dege e re, dinamike dhe multidisiplinare. E drejta e UE është një sistem i
normave juridike. Këto norma nuk i nxjerr një shtet, por një entitet i përbëre prej disa shteteve.
E drejta e UE merret me studimin e :normave qe i nxjerrin organet dhe institucionet e UE dhe
vendimeve te Gjykates Evropiane te se drejtës.
INSTITUCIONET THEMELORE TE UE JANË:
Këshilli Evropian, Këshilli, Komisioni Evropian,Parlamenti Evropian,Gjykata Evropiane e se
Drejtës
TRAKTATET THEMELTARE TE UE (burimi kryesor i UE)
Janë pese traktate kryesore:Traktati i Parisit mbi Bashkimin Evropian për thëngjill dhe çelik –
1951
Traktati i Evropës mbi Bashkimin Ekonomik Evropian dhe mbi Euroatomin-1957
Traktati i Mastrihtit mbi Unionin Evropian- 1991, Traktati i Amsterdamit – 1997
Traktati i Nices – 2000., Prej këtyre traktateve burojnë dhe nxjerrën akte te tjera juridike te UE.

SIGURIM TJETËR APO QE QUHET LEGJISLACIONI I DYTE I UE PËRCAKTON:
Rregulloren, Direktivën, Vendimin, Rekomandimin, Mendimin dhe Vendimet gjyqësore te
Gjykatës Evropiane. Traktatet themeltare hynë ne fuqi brenda afatit te caktuar pasi qe te
nënshkruhen dhe te ratifikohen nga shtet anëtare nënshkruese, ndërsa rregullorja hynë ne fuqi
ne datën e shënuar ne vet rregullore. Te gjitha aktet e tjera hynë ne fuqi ne datën kur e kane te
shënuar ne tekstin e tyre.

PROCEDURAT KRYESORE NE UE
Keshilli dhe Komisioni vepron vet. Sa i përket procedurës konsultative-Këshilli dhe
Komisioni veprojnë me bashkëpunim me Parlamentin Evropian. Sa i përket procedurës së
bashkepunimit-Keshilli dhe Komisioni veprojnë ne konsultim me parlamentin Evropian. Sa i
përket procedurës së bashkevendosjes-Keshilli dhe Komisioni dhe PE me bashkëvendësin; dhe
sa i përket procedurës së pëlqimit-Keshilli, Komisioni dhe pëlqimi i PE

KËSHILLI I EVROPES
Është krijuar pas luftës se dyte botërore me qellim qe te arrihet një unitet me i madh midis
shteteve anëtare me qellim te ruajtjes dhe realizimit te me tejme te drejtave dhe lirive te njeriut.
Qëllimet e tij janë: Te mbrojnë te drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe Te
gjeje zgjidhje me te cilat ballafaqohet shoqëria Evropiane lidhur me diskriminimin e
minoriteteve, jotolerancen, sidën, drogën, krimin e organizuar.Veprimtaria e KE ka te beje me
mbrojtjen e te drejtave civile dhe politike; te drejtave ekonomike dhe sociale; mbrojtjen e
personave te privuar nga liria; mbrojtjen e minoriteteve; barazimin ne mes gruas dhe burrit etj.
ORGANET E KE-SE JANË: komiteti i ministrave i cili përbehet nga ministrat e jashtëm te 43
shteteve anëtare. Ky komitet siguron qe konventat dhe marrëveshjet midis shteteve anëtare te
zbatohen përveç komitetit te ministrave, organet tjera janë: asambleja parlamentare qe është
organ këshill dhënës. Dhe organi i trete është kongresi i autoriteteve rajonale dhe lokale te
Evropës.

KONVENTA EVROPIANE PËR TE DREJTAT E NJERIUT
Kjo konvente është nënshkruar ne Rome me 1950 dhe ka hy ne fuqi ne shtator te 1953. Me
ketë konvente janë përcaktuar të drejtat te njeriut si dhe është siguruar sistemi i kontrollit për
zbatimin e këtyre te drejtave.
Përgjegjësia për zbatimin e këtyre te drejtave i është besuar 3 institucioneve:Komisionit
Evropian për te drejtat e njeriut; Gjykatës Evropiane për te drejta te njeriut dhe Komitetit te
Ministrave.

1

Page 7

detyrën e re të të dërguarit të lartë për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe i
ndihmon Këshillit në hartimin, përpilimin dhe zbatimin e vendimeve politike.
Risi në këtë marrëveshje është “raporti për planifikim dhe vërejtje të hershme” në kuadër të
Këshillit. Detyra e saj është t’i monitoroj dhe analizojë proceset e PPSM, të jep mendime dhe
paralajmëroj për raste të cilat mund të ndikojnë në politiken e përbashkët të jashtme dhe të
sigurisë.
POLITIKA E PËRBASHKËT NË ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE JURISPUNDENCËS
Qëllimi i bashkëpunimit mes organeve policore dhe atyre gjyqësore të shteteve anëtare të
unionit Evropjan është sigurimi i lirisë dhe drejtësisë për qytetarët nëpërmjet të luftës së
përbashkët kundër kriminalitetit (veçanërisht kundër terrorizmit, trafikimit me njerëz, drogës,
armëve, korrupcionit etje) si dhe kundër racizmit dhe ksenofobisë.Mes tjerash, janë ndërmarrë
dy hapa të rëndësishme në drejtim pozitiv në lidhje me zgjidhjen e këtyre problemeve: sjellja e
direktivës kundër larjes së parave dhe krijimi i Policisë Evropjane – EUROPOL, e cila
funksionon që nga viti 1998.Në suaza të bashkëpunimit në sferën e jurispundecës bëjnë pjesë:
lehtësimi dhe përshpejtimi i bashkëpunimit në proceset gjyqësore, lehtësimin e e procedurës së
ekstradimit, vendosjen e rregullave minimale për dënimin e veprave penale si dhe vendosjen e
dënimeve për aktet e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikimin e drogës dhe substancave
tjera të ndaluara. Bashkëpunimi në këtë sferë realizohet jashta procedurave te UE-se.
E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN
NË PËRGJITHËSI MBI SUPERNACIONALITETIN JURIDIK
Periudha pas luftës së Dytë Botërore në Evropë nxori në sipërfaqe një fenomen të ri juridik:
supranacionalitetin legal. Filloi të krijohej dhe të funksiononte një e drejtë që dallonte nga e
drejta klasike shtetërore sepse ajo as nuk krijohej as nuk implementohej vetëm nga shteti por
nga një organizatë mbishtetërore në krijim. Filloi të zbatohet një legjislacion i ri dhe të
funksionojë një gjyqësi e re brenda kornizës evropiane. Fillimisht Konventa Evropiane për të
Drejtat e Njeriut (e Keshillit të Evropës) inauguroi jo vetëm katalogun e të drejtave dhe lirive
të garantuara të njeriut por edhe mekanizmin e mbrojtjes së tyre kundër shtetit qe i shkel ato.
Kështu periudha deklarative e mbrojtjes ndërkombëtare e të drejtave të njeriut u pasua edhe
nga periudha përmbaruese. Edhe shtetet-deri në subjekte të pacënueshme të së drejtës
ndërkombëtare –filluan të nxirren para gjyqësisë ndërkombëtare për çështjet të cilat deri dje
konsideroheshin “të brendshme” dhe zgjidheshin brenda juridiksionit gjyqësor vendas.
Më vonë, në vitin 1963, me rastin e parë gjyqësor “VAN GEND EN LOSS”, Gjykata
Evropiane e së Drejtës, një gjykatë tjetër supranacionale, filloi një praktikë tjetër gjyqësore
brenda së cilës edhe shtetet anëtare të Unionit Evropian mund të ishin subjekte te vendimeve të
saja gjyqësore. Ky fenomen i ri juridik evropian me kohë krijoi standarde të caktuara juridike
për vendet që donin t’u bashkoheshin këtyre strukturave integruese evropiane. Disa shtete
madje dokumentet e tilla juridike evropiane filluan ti inkorporojnë edhe si pjesë të sistemit të
tyre juridik të brendshëm, me çka filloi i ashtuquajturi “internalizim” i së drejtës evropiane.
E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN është një degë e re specifike dhe interdisiplinare e së
drejtës. Sipas doktrinës klasike mbi të drejtën, sistem rregullash shoqërore të sanksionuara nga
ana e shtetit, e drejta e UE-së nuk do të mund të quhej e drejtë, sepse atë nuk e nxjerr dhe nuk e
sanksionon shteti, por një organizatë mbishtetërore. Mirëpo, siç do të shihet në shtjellimet
vijuese, pikërisht institucionet ligjëvënëse dhe procedurat legjislative, vërtetë specifike,
përbëjnë themelet e ligjvënes në UE . Folsom me te drejtë tërheqë vërejtjen se “pa njohjen e
këtyre dy themeleve ligjëvënse te UE-se , është e pamundur formësimi i juristit të UE-së.
Si një sistem i qeverisjes shumështresore, brenda të cilit vendimmarrja siç u tha varet nga
shumë akterë dhe nga shume nivele te vendosjes (jo vetëm atij shtetëror, por edhe atij
mbishtetëror) edhe e drejta e cila nxirret në këtë proces inicues ligjëvënës dallon nga e drejta
klasike shtetërore. Duke u nisur nga kjo veçanti e së drejtës së UE-së, disa autorë edhe e
kontestojnë legjimitetin kushtetues dhe ligjor te kësaj të drejte me të ashtuquajturin “deficit

7

Similer Documents